Masa të larta sigurie një ditë para votimeve – (30 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kjo është selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prapa Pallatit të Kongreseve sot. Ushtarë komando të Gardës së Republikës të armatosur e kanë marrë në mbrojtje atë prej ditësh. Urdhri nga eprorët e gardës është i prerë, “të hapet zjarr ndaj kujtdo që tenton të hyjë me forcë apo të godasë anëtarët e komisionit”.
Vetëm tre vjet më parë, më 3 Korrik të ’97, pikërisht këtu ofrohej tjetër pamje. Ndërsa këto pamje janë marrë po sot para institucioneve të tjera shtetërore. Komandot e Gardës sot një ditë para zgjedhjeve lokale edhe pse ditë e qetë, kanë kaluar në gatishmëri nr.1. Urdhri i prerë për të qëlluar ndaj kujtdo që guxon t’i sulmojë vlen dhe për ta, për të mos lejuar një 14 Shtator të dytë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj