Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Juventus-Gallatasaraj (2 Dhjetor 1998)
Në Stamboll zhvillohet ndeshja mes Juventus dhe Gallatasaraj. Një ndeshje kjo mjaft delikate për vetë kontekstin politik që po zhvillohet. Çeshtja Otalan ka lënë një shije jo të mirë mes dy vendeve por Turqia duket se ka marrë masa të rrepta për të parandaluar dhunën e mundshme. Kjo ndeshje do të ndiqet nga 25 mijë tifozë.
Pamja e sotme e Stambollit sidomos jashtë stadiumit ka qënë një lumë policësh të cilët kontrollonin çdo tifoz që do të hynte brenda në stadium. Në stadium është ndaluar dhe përdorimi i celularëve./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori