Masakër me 6 të vrarë


Masakër me 6 të vrarë

10:53 13/09/2018

Një masakër e vërtetë, me 6 persona të vrarë, ka ndodhur në qytetin e Bakersfield, në Kaliforni.

Sipas BBC, një çift, burrë e grua shkuan me makinë në një parkim kamionësh, në një zonë të qytetit dhe pikërisht këtu burri qëlloi për vdekje gruan dhe dy persona të tjerë.

Më pas ai u largua drejt një banese, ku vrau dy të tjerë. E teksa tentoi të largohej, ai rrëmbeu një makinë, brenda së cilës ndodhej një grua dhe një fëmijë, ku u përball me një oficer policie dhe qëlloi veten për vdekje.

Momentalisht, shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.

Autoritetet policore atje thanë se po përpiqeshin të përcaktonin se "

përse nisi gjithçka dhe përse autori kishte në shënjestër kaq shumë persona, pasi vrasjet janë dukshëm të lidhura me njëra-tjetrën".

Kreu i policisë në Kern County, Donny Youngblood shpjegoi se e gjithë masakra kishte ndodhur në një hark kohor prej 10-15 minuta.

"6 njerëz humbën jetën në një periudhë tejet të shkurtër kohore",

tha ai.

Deri më tani, autoritetet dinë se bashkëshorti (autori) ishte përballur me një burrë dhe e kishte qëlluar për vdekje, sëbashku me bashkëshorten e tij. Në këtë moment në vendngjarje ishte shfaqur një tjetër person, të cilin autori e vrau teksa po tentonte të largohej.

Më pas, vrasësi shkoi me makinë në një rezidencë në rrugën Breckenridge dhe qëlloi për vdekje dy të tjerë.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmija e saj që ndodheshin brenda makinës që rrëmbeu autori, arritën që të largoheshin të padëmtuar.

Emrat e viktimave nuk janë bërë ende publike, por ata mësohet se jetonin të gjithë në zonën e Bakersfield, rreth 145 kilometra nga Los Angeles.

/tvklan.al






Të ngjashme