Masakër me 7 vrarë në një shtëpi
7 persona u vranë me armë zjarri në një shtëpi në Dallas të Teksasit mbrëmjen e së dielës.
Autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa 2 persona të tjerë që ndodheshin në banesë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.
Sipas BBC, mbetet e paqartë se cili është shkaku pas këtij sulmi tragjik, të ndodhur në periferi të Plano, apo nëse autori i njihte viktimat.
Një zëdhënës i policisë tha se po punohet për të zbardhur këtë ngjarje, ndërsa mediat lokale raportojnë se personat e vrarë ishin mbledhur duke parë një ndeshje futbolli.
Duke cituar një prej fqinjëve, “Dallas News” shkruan se viktimat kishin qenë duke qeshur e pjekur ushqim në bahçen e shtëpisë përpara se të ndodhte masakra.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e asnjë prej viktimave, as lidhjet mes tyre, por ato thuhet se ishin të gjithë të rritur./tvklan.al