Masakër në qendër të Bagdadit
Vetëm pak ditë nga mbyllja e muajtit të Ramazanit, Iraku është tronditur nga një atentat i rëndë. Të paktën 126 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi, në një nga lagjet më popullore në Bagdad.
25 prej viktimave janë fëmijë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, që shkruajnë se ky sulm është marrë përsipër nga ISIS.
Atentati është kryer me dy autobomba, në një zonë tregtare ku shumë qytetarë bënin blerjet për festën e Bajramit.
Në shenjestër ishte një grup besimtarësh të sektit Shiit. Shpërthimi ka shkatërruar shumë makina dhe ka dëmtuar dyqanet në zonë.
Sulmi erdhi pasi forcat shiite morën nën kontroll qytetin e Falluxhës, një prej bastioneve të Shtetit Islamik.
Tv Klan