Masakër/ Vret ish- bashkëshorten dhe 7 miqtë


Masakër/ Vret ish- bashkëshorten dhe 7 miqtë

18:01 14/09/2017

Një person ka vrarë ish- bashkëshorten dhe 7 miqtë e përbashkët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meredith dhe Spencer Hight kanë qenë dikur të pandashëm dhe shumë të dashuruar me njëri- tjetrin, por kohët e fundit martesa kishte marrë rrjedhë tjetër.

Sipas miqve dhe familjarëve të tyre, çifti kohët e fundit kishte debate dhe zënka të shumta, aq sa i dhanë fund martesës së tyre.

Meredith kishte mbledhur miqtë e saj në banesë për të parë një ndeshje futbolli, por papritur në banesë shfaqet Spencer Hight, i cili nxori një armë zjarri dhe qëlloi mbi ta duke vrarë 8 persona dhe plagosi dy të tjerë

Policia sapo ka dëgjuar të shtënat ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka qëlluar mbi 32- vjeçarin, i cili shkaktoi një masakër.

/tvklan.al

 





Të ngjashme