Masakra e New York, Trump kërkon mbylljen e lotarisë amerikane
Masakra e Nju Jorkut që shkaktoi 8 viktima dhe 15 të plagosur mund të kishte pasur një fund edhe më tragjik.
Konfirmimi vjen nga zyrtarët e policisë amerikane, të cilët njoftuan se terroristi uzbek Sayfullo Saipov u rrëfeu agjentëve se kishte qëllim të shtypte sa më shumë kalimtarë e më pas të qëllonte me armë ndaj tyre, por u ndalua nga mikrobusi i shkollës. [caption id="attachment_327638" align="aligncenter" width="800"] Sayfullo Saipov[/caption] Shefi i policisë njujorkeze tha se 29-vjeçari kishte marrë udhëzime nga forumet xhihadiste online, por nuk kishte qenë asnjëherë në dosjet anti-terroriste të FBI-së. Pasi përlpasi me kamionçinë kalimtarët në Manhatan, Sayfullo Saipov doli nga mjeti me dy pistoleta në duar, në përpjekje për t’u larguar, por u qëllua nga një oficer policie. Uzbeku ishte frymëzuar nga ISIS. Në makinën e tij policia gjeti flamuj të organizatës terroriste dhe letra ku shkruhej Shteti Islamik do të zgjasë përgjithmonë. Sayfullo Saipov ka lindur në Uzbekistan dhe prej 7 vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara, duke lëvizuar nga Ohajo, Florida e New Jersey. Viktimat që ai la pas ishin 5 argjentinas, 1 grua belge dhe 2 amerikanë. Ngjarja e rëndë rindez debatin për ashpërsimin e masave mbi emigracionin në SHBA. Presidenti Trump urdhëroi menjëherë Departamentin e Sigurisë Kombëtare për forcim të këtyre masave dhe njoftoi se do t’i jepet fund lotarisë amerikane, për të ngritur një sistem aplikimi të bazuar mbi meritat e emigrantit. Tv Klan