Masakra në klubin e natës, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin që panë me sy


Masakra në klubin e natës, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin që panë me sy

14:34 01/01/2017

Të mbijetuarit e sulmit në Stamboll kanë rrëfyer sesi festimet u kthyen në një masakër.

Ata treguan sesi turma e të pranishmëve në klubin e natës u mbërthye nga paniku, kur një person nisi të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tyre.

Të paktën 39 persona humbën jetën si pasojë e këtij sulmi në klubin Reina të Stambollit, më pak se dy orë nga hyrja e vitit 2017.

Rreth 69 është numri i të plagosurve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa policia po zhvillon një operacion të gjerë për të kapur autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.

[caption id="attachment_246077" align="aligncenter" width="790"]Klubi Reina Klubi Reina[/caption]

Megjithatë, siç shkruan BBC, ata që arritën të mbijetonin shprehen të surprizuar që numri i viktimave nuk është më i lartë.

Futbollisti Sefa Boydas duke folur për AFP tha se iu desh që të ecte mbi trupat e pajetë për t’u larguar nga lokali, ku kishte vetëm 10 minuta që kishte mbërritur.

“Sa po zinim vend, kur nga dera u pa shumë pluhur dhe tym. Në atë moment nisën të shtënat me armë. Kur u dëgjuan këto zhurma, shumë prej vajzave i ranë të fikët.”

Një tjetër dëshmitare, bashkëshorti i së cilës mbeti i plagosur, tregoi për trupat e pajetë të shtrirë përtokë.

Përpara se të kuptoja çfarë po ndodhte, im shoq ra përtokë përpara syve të mi”

, tha Sinem Uyanik, duke folur jashtë spitalit Sisli në Stamboll.

“M’u desh të hiqja trupat që kishin rënë mbi mua për të dalë prej aty”.

reina-2

“Po kalonim shumë bukur kur papritur gjithçka u shndërrua në kaos dhe në një natë horrori

”, rrëfeu Maximilien, një turist italian.

Ndërsa Ismail Celebi, i cili ndodhej në anën tjetër të rrugës nga klubi Reina tha se kishte parë njerëz që vraponin dhe shtypnin njëri - tjetrin, pasi kishte dëgjuar të shtënat me armë.

Zyrtarët thonë se autori fillimisht vrau një oficer policie dhe një person që ndodhej jashtë klubit, përpara se të futej brenda.

Mehmet Dag e pa këtë të ndodhte para syve të tij.

“Qëlloi fillimisht policin që ndodhej jashtë dhe mbi të tjerët që ndodheshin pranë e më pas u fut brenda. Nuk di çfarë ndodhi më tej. Dëgjoheshin të shtëna me armë dhe pas dy minutash një zhurmë shpërthimi”.

Në klub ishin të paktën 700 persona kur ndodhi ngjarja e rëndë. /tvklan.al





Të ngjashme