Masakra në Nice, autori bashkë me shqiptarët kishte kohë që e planifikonte
Autori i masakrës në Nice të Francës, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, duket se ka pasur më shumë mbështetje seç mendohej fillimisht nga prokurorët.
Prokurori francez, Francois Molins ka thënë në një konferencë për shtyp se, sulmi ishte planifikuar prej muajsh. Ai tha se një nga të dyshuarit kishte filmuar skenën e sulmit më pas.
Të pesë të arrestuarit për këtë sulm po përballen me akuza për terrorizëm dhe pritet që më pas të caktohen rolet se si e kanë ndihmuar Lahouaiej-Bouhlel.
Katër burra dhe një grua, të moshës ndërmjet 22-40 vjeç, do të dalin në gjyq së shpejti. Mes tyre është dhe çifti shqiptar, i cili sipas hetuesëve i ka siguruar tunizianit pistoletën.
Një nga të dyshuarit, një burrë 22-vjeçar besohet të ketë marrë mesazhe me tekst nga Lahouaiej-Bouhlel natën e sulmit, duke diskutuar për furnizimin me armë.
Policia gjeti një kallashnikov dhe municione në shtëpinë autorit. Lahouaiej-Bouhlel vrau 84 persona në 14 korrik në Nice./
tvklan.al