Masakra në Nice, ja përse iu prish terezia britanikes


Masakra në Nice, ja përse iu prish terezia britanikes

19:58 15/07/2016

Një grua nga Britania duke folur për mediat u shpreh se dita e saj e pazarit në Nice u prish, për shkak të kamionit që u fut në turmën e njerëzve që po festonin Ditën e Bastille, duke vrarë 84 persona.

Lucy Nesbitt – Comaskey u intervistua nga Sky News, si një prej dëshmitareve në ngjarjen e rëndë, kur i bëri këto komente, që sigurisht ngjallën një reagim të ashpër.

Duke folur për “Sky News” ajo u shpreh:

“Gjëja më e trishtueshme është se, ndoshta mund të dukem egoiste, por na prishi udhëtimin që kishim planifikuar për pazar. Blemë gjithë këto gjëra, por tashmë nuk kanë më rëndësi”.

Nesbitt – Comaskey u detyrua që të kërkonte ndjesë në Facebook.

Në postimin e saj ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se ishte e keqardhur që me komentet e saj kishte tingëlluar si “e pa shpirtë”.

“Isha në gjendje shoku dhe zgjodha fjalët e gabuara. Kërkoj shumë ndjesë”, 

shkruajti gruaja.

Fjalët e saj sigurisht shkaktuan zemëratë në rrjete sociale e jo vetëm, megjithatë të tjerë i dolën në mbështetje duke mirëkuptuar gjendjen e shokut në të cilën ndodhej.

Të paktën 84 persona humben jetën në sulmin e një nate më parë, përfshirë fëmijë.

Kamioni që drejtohej nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel u fut në turmën e njerëzve në bulevandtin Promenades des Anglais dhe vijoi të ecte për rreth 2 kilometra./tvklan.al






Të ngjashme