Masakra në Qipro, arrestohen 2 persona. Urdhri nga burgu
Dy persona janë arrestuar nga policia në Qipro për vrasjet e ndodhur të premten e kaluar, ku mbetën të vdekur 4 persona. Të arrestuarit janë një burrë 32 vjeç dhe një grua 30 vjeç. Policia thotë se ata janë të përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit qipriot të organizuar nga vrasësit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli.
Dy të arrestuarit janë nga Qipro dhe autoritetet kanë ngritur ndaj tyre akuzën e vrasjes me paramendim, komplot për vrasje, tentativë për vrasje.
Sa i përket Aleks Burreli, dyshohet se ai u ndihmua nga një apo dy persona të tjerë për t’u arratisur, që ndoshta mund të jenë edhe dy të arrestuarit. Policia qipriote mendon se vrasësi shqiptar është fshehur në Greqi. Gjithashtu dyshime ka se vrasja është porositur nga burgu i Koridhalos.
/tvklan.al