Masakrat në Kosovë (17 Qershor 1999)


Masakrat në Kosovë (17 Qershor 1999)

12:03 17/06/1999

Sipas gazetës “Dehli Telegraf” vetëm një polic serb ka vrarë 54 shqiptarë në 17 Mars në fshatin Poklek të Prishtinës. Dy të mbijetuar kanë deklaruar për këtë gazetë se policia i kishte mbledhur 54 personat në një dhomë dhe një polic kishte mbyllur derën dhe kishte qëlluar mbi ta.

Vetëm 6 persona kanë mbijetuar nga kjo masakër dhe kanë dëshmuar se polici i binte me shkelm trupave të shtrirë dhe më pas qëllonte përsëri mbi ata që rënkonin apo lëviznin. Mbi 54 personat të grumbulluar në këtë dhomë është qëlluar dhe me granatë. Ky fakt të bën të mendosh nëse vetëm një polic serb ka vrarë 54 shqiptarë, sa do të jetë numri i përgjithshëm i atyre që janë vrarë nga serbët dhe për më tepër ku gjenden varret e tyre.

Forcat ndërkombëtare që ndodhen prej disa ditësh në Kosovë kanë raportuar varrë masive me një numër të papërcaktuar trupash në to. Ka të vrarë, të masakruar, të djegur, fëmijë, gra dhe pleq i vetmi faj i të cilëve ka qënë se ishin shqiptarë. Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë zbuluar edhe një dhomë ku mendohet se janë bërë tortura kundër shqiptarëve./tvklan.al






Të ngjashme