Masakrohen 122 balena shtatzënë
Gjuetarët japonezë kapën dhe vranë 122 balena shtatzënë si pjesë e studimit të terrenit në Antarktik. Një raport i dërguar në Komisionin Ndërkombëtar të Gjuetisë zbuloi se gjuetarët kapën gjithsej 333 balena.
Sipas BBC, ekipi u largua nga Japonia në nëntor 2017 për Oqeanin Jugor dhe u kthye në mars 2018.
Japonia thotë se programi i saj për gjueti balenash është për qëllime shkencore, pavarësisht nga një vendim i OKB-së 2014 kundër këtij “kërkimi vdekjeprurës”.
Në një plan të ri kërkimi të botuar pas vendimit të OKB-së, Japonia tha se ishte “shkencërisht e domosdoshme” për të kuptuar ekosistemin e Antarktidës përmes mbledhjes dhe analizimit të kafshëve./tvklan.al