Masakrohet 17-vjeçarja, nëna e identifikon nga rrobat
Një vajzë 17-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes (11 Mars), pasi u përdhunua dhe i është hequr lëkura e fytyrës është hedhur në një fushë. Ngjarja makabre ka ndodhur në Lapu-Lapu City në provincën Cebu, Filipine.
Christine Silawan, një nxënëse e klasës së nëntë, ishte duke shkuar në kishë të dielën, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Nëna e saj, Joan priti sa priti dhe njoftoi policinë për zhdukjen e vajzës së saj.
Këtë mëngjes policia gjeti adoleshenten, fytyra e të cilës ishte e shpërfytyruar komplet, raporton Daily Mail. Mësohet se adoleshentja është abuzuar seksualisht. Ajo është parë për herë të fundit pasditen e së dielës rreth orës 16:00 nën shoqërinë e tre meshkujve në Lapu-Lapu City në provincën Cebu.
Kanë qenë banorët e zonës ku ishte hedhur e reja ata që kanë njoftuar policinë dhe më pas nëna e saj e ka identifikuar nga rrobat. Besohet se vrasësit kishin konsumuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike.
Dejtori i policisë së qytetit, Lemuel Obon është shprehur për mediat lokale se disa dëshmitarë kanë dhënë informacione lidhur me personat që ka qenë e shoqëruar 17- vjeçarja dhe kanë nisur hetimet për vendndodhjen e tyre. Zyrtarët thanë se e reja është përdhunuar dhe po presin rezultatet e analizave për të konfirmuar dyshimet e tyre.
Kolonel Obon shtoi se: “
Policia po heton të gjitha motivet e vrasjes makabre.Kurrë nuk kemi parë një krim të tillë brutal. Mund të jetë gjithashtu një ritual për të hequr lëkurën nga fytyra. Nëna e vajzës e identifikoi atë nga rrobat e saj”.
/tvklan.al