Masat e arrestit për Fatmir Metën dhe Isamedin Haxhinë – (17 Janar 2001)


Masat e arrestit për Fatmir Metën dhe Isamedin Haxhinë – (17 Janar 2001)

17:54 17/01/2001

Lajme Arkiva – Tv Klan 2001

Sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë, u dha masa e arrestit për Fatmir Metën, ish-shefi i komisariatit të Tropojës dhe Isamedin Haxhisë, të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit Azem Hajdarit. Arrest me burg pa afat, kështu ka vendosur gjyqtarja e turpit gjykues Mimoza Kajo, në prani të dy prokurorëve të çështjes Hajdari, Haxhi Giu dhe Shkëlqim Hajdari.

Në masa tepër të forta sigurie, dy të akuzuarit janë sjellë në Gjykatën e Faktit në Tiranë dhe pasi kanë marrë masën e arrestit janë shoqëruar për në qelitë e burgut 313. Vetëm dy ditë më parë forcat speciale ekzekutuan dy urdhër arrestet të grupit hetimor të çështjes Hajdari. Prangosja e Metës dhe Haxhisë, çoi në 5 numrin e të arrestuarve për implikim në ngjarjen e 12 Shtatorit 1998. Por burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë deklaruar se në dosjen Hajdari gjenden edhe mjaft të burgosur të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme