Masat e kufizimit, Kuvendi nuk mblidhet të enjten


Masat e kufizimit, Kuvendi nuk mblidhet të enjten

13:48 18/11/2020

Seanca plenare e parashikuar për t’u mbajtur të enjten nuk do të zhvillohet. Kjo për shkak të masave të reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve që ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura apo të hapura.

Mësohet se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Pavarësisht  kësaj, puna do të mund të vijojë në komisionet parlamentare online. Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri publike të martën masa të tjera shtesë që për të penguar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Në këtë mënyrë është ndaluar grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura apo të hapura, konferencat, mbledhjet partiake, tubimet, festat martesore dhe ceremonitë mortore përtej grumbullimeve familjare. /tvklan.al






Të ngjashme