Masat e Policisë për natën e ndërrimit të viteve (25 Dhjetor 2000)
Drejtoria e Policisë Tiranë ka marrë të gjitha masat për kalimin sa më normal të natës së ndërrimit të viteve. Efektivat e policisë do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë ceremonive me rastin e ndërrimit të viteve. Këto masa i konfirmon dhe drejtori i policisë së Qarkut Tiranë, Ilirjan Zylyftari.
“Policia eTiranës është e impenjuar maksimalisht që festat e fundvitit të kalojnë sa më gëzueshëm, sa më qetë dhe sa më normale. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe unë shfrytëzoj rastin që në emër të policisë të uroj popullit të Tiranës Gëzuar Vitin e Ri dhe Gëzuar Festat.”
Sidoqoftë natën e Vitit të Ri nëse diçka do të ju shqetësojë, mos ngurroni të telefononi numrin 19./tvklan.al