Masat kundër islamit në Austri


Masat kundër islamit në Austri

18:18 29/03/2017

Austria ka ndërmarrë hapin e parë për ndalimin e velit mysliman në publik, pasi ekzekutivi miratoi në Këshillin e Ministrave ndryshime në planin  e sigurisë dhe integrimit.

Kabineti qeveritar paraqiti një ditë më parë amanedamentet për ligjin e sigurisë ku bëjnë pjesë edhe masat kufizuese ndaj emigranteve si dhe një paketë me udhëzime për integrimin e emigrantëve.

Pjesë e vendimit të qeverise është edhe ndalimi i shpërndarjes së kopjeve të Kuranit, e cila sipas qeverisë do të ndalojë përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste.

Në lidhje me integrimin e emigranteve, ata do të jenë të detyruar të mësojnë gjuhën gjermane dhe kulturën austriake në mënyrë që të fitojnë respektin e shumicës, kanë argumentuar autoritetet.

Masat drastike kundër përhapjes se islamit u prezantuan në shkurt të këtij viti dhe u shoqëruan me protesta masive.

Tv Klan

 






Të ngjashme