Masat për festat e fundvitit/ OSHEE do të stakojë për 5 orë nënstacionin në qendër të Tiranës


Masat për festat e fundvitit/ OSHEE do të stakojë për 5 orë nënstacionin në qendër të Tiranës

18:20 18/12/2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme më 19 Dhjetor do të stakojë nënstacionin elektrik në qendër të Tiranës nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Sipas OSHEE, qëllimi i këtij stakimi lidhet me kontrollin, testimin dhe kolaudimin e transformatorit për të parandaluar dhe shmangur ndonjë avari të mundshme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike në ditët e festave të fundvitit.

OSHEE njofton se ka marrë të gjitha masat organizative-teknike për lidhjen unazore të të gjithë fiderave 20 kV, për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike. Pavarësisht masave, proceset diktojnë teknikisht “takim dhe stakim” të fiderave, të cilat mund të shoqërohen me shkëputje disa minutash  të energjisë, gjatë intervalit kohor 00:00 – 05:00.

/tvklan.al 






Të ngjashme