Masat për Maturën, më shumë administratorë për matematikën
37 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të enjten provimit të matematikës, nën masa të rrepta sigurie dhe me numër të shtuar administratorësh.
Shkak është bërë thyerja e disa rregullave gjatë provimit të gjuhës, ku edhe u publikua teza pak pas nisjes së provimit.
Për thyerje të rregullave të maturës, ministria teknike e arsimit Mirela Karabina akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca. Një ditë më parë ajo ju drejtua me një kërkesë Departamentit të Administratës Publike për shkarkimin tij, por ajo u hodh poshtë nga komisioni për mungesë provash. TV KLAN