Masat për zhurmat gjatë sezonit turistik

Foto ilustruese

Masat për zhurmat gjatë sezonit turistik

20:53 02/04/2018

Të gjitha ato bare që do të jenë të zhurmshëm përgjatë sezonit turistik rrezikojnë lejen mjedisore. Nga Vlora, gjatë një takimi me drejtuesit e qarkut, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka paralajmëruar se nuk do të lejohet ndotja akustike në plazhe gjatë kësaj vere. Ai ka kërkuar nga drejtuesit vendor që të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.

 “Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar”.

Një hartë e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve në ujë është një tjetër detyrë e pushtetit vendor. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve kreu i Turizmit theksoi se bashkitë duhet t’u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.

Tv Klan






Të ngjashme