Masë sigurie për deshmitarët e VEFA-s – (14 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Arrest me burg për Pëllumb Dervishin dhe Osman Kushtën ish-punonjësit e VEFA-s të arrestuar dy ditë më parë në sallën e gjyqit. Gjykatësi Sokol Pasho pas kërkesës së Prokurorit Ajaz Gjeta ka firmosur sot në mesditë gjatë seancës së marrjes së masës së sigurisë që ish-piloti i helikopterit të VEFA-s Osman Kushta dhe ish-drejtori i projekteve Pëllumb Dervishi të qëndrojnë në qelite e burgut 313 në një afat të pacaktuar.
Piloti Kushta dy ditë më parë kishte mohuar atë që kishte thënë në prokurori, se kishte patrulluar në jug me policë në bord gjatë vitit ’97 me urdhër të zëvendës ministrit të Brendshëm Agim Shehu. Ndërsa ish-drejtori i investimeve të VEFA-s Pëllumb Dervishi gjatë seancës tha se shuma e në kontrate për blerjen e një banke mes Alimuçës dhe një shtetasi Italian ishte 2.5 milon dollarë, ndërkohë që në prokurori një vitë më parë kishte thënë të kundërtën.
Për të dy prokurori Gjeta kërkoi t’u viheshin prangat nën akuzën dëshmi të rreme. Sot pas dorëzimit të fakteve nga akuza, gjyqtari Pasho la në fuqi kërkesën e prokurorit Gjeta, arrest ne burg pa afat, për dy ish punonjësit dhe dëshmimtar të VEFA-s.
Avokatët e tyre protestuan duke thëne se do t’i drejtohen Apelit. Pas kësaj pritet të vendoset se kur do të fillojë ky proces gjyqësor. Arrest në burg pa afat gjyqtari Pasho vendosi sot edhe për 51-vjecarin Hashimi të arrestuar dje nën akuzën e Prokurorit Ariston Puka, kontrabandë cigaresh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj