Mashtrimet dhe pengjet në Tiranë (17 Qershor 1999)
Një tjetër rrëmbim është kryer por këtë rradhë në kryeqytet. Sipas burimeve të Policisë Tiranë, bëhet e ditur se mbrëmë dy persona kanë marrë peng shtetasin Mentor Darova, i cili i kishte premtuar pengmarrësve viza amerikane. Pengmarrësit janë Astrit Papuriku, 60 vjeç banues në Tiranë dhe një shtetas nga Vlora.
Pengu i kishte premtuar atyre viza amerikane në shkëmbim të një shume të konsiderueshme dollarësh. Ishte vonesa për marrjen e vizave dhe frika e mashtrimit që i shtyu këta persona të kryenin këtë vepër penale. Burime të Policisë bëjnë të ditur se po përpiqen për kapjen e autorëve dhe lirimin e pengut. Vetëm për vitin 1998 në Tiranë janë marrë peng 17 persona për qëllime përfitimi, nga të cilët 16 janë liruar nga Policia./tvklan.al