“Mashtrimi” i Artan Imamit, dy burra “luftë” për një grua
Gruaja është “molla e sherrit” mes dy burrave që ndryshojnë nga mosha dhe shtresa sociale së cilës i përkasin. Një lojë e fortë mes burrit dhe të dashurit për të ndarë atë, që tani e kanë kthyer në një pronë, gruan.
Ata krijojnë lojëra, mashtrime, përballje për të treguar aftësitë e tyre. Artan Imami këtë herë edhe si regjisor tregon se shfaqjen “Mashtrimi” e ka sjellë për të parodizuar konfliktin seksual dhe social, por që nuk mbetet me kaq.
Ata që e ndoqën shfaqjen tregojnë se u bënë pjesë e lojës së dy aktorëve, dhe shpeshherë ngrinin dyshime se kush po mashtronte kë.
Një komedi thriller e ngritur mbi një intrigë, tregon mirë përplasjet e dy personazheve të cilët harrojnë konfliktin dhe kërkojnë të triumfojnë në lojën e krijuar. E cila nuk mbetet me kaq, në të ka dhe viktima.
Burimi: Klan Plus