Mashtrimi me bukën


Mashtrimi me bukën

11:28 25/07/2019

Specialistët: Prodhuesit duhet të reklamojnë, peshën, çmimin dhe përbërësit

Buka në Shqipëri shitet me copë dhe jo me peshë. Asnjë furrë nuk i ka çmimet e njëjta dhe qytetarët nuk e dinë asnjëherë se sa kushton realisht buka që ata blejnë, e mbi të gjitha çfarë përbërësish ka. Ndërkohë që ligji përcakton se ky është një detyrim.

Prof. Abdyl Sinani, bën apel për përcaktimin e saktë të peshës dhe përbërësve të bukës në mënyrë që konsumatori të dijë se çfarë të zgjedhë.

Furrat prodhojnë bukë të formave dhe përmasave të ndryshme, por ajo që është e qartë për të gjithë është se çmimi që i vendoset nuk ka lidhje me peshën, pasi peshorja në këto subjekte edhe pse është prezent, nuk përdoret.

Gjatë ditëve të fundit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë disa kontrolle në furrat e bukës, për 5 subjekte janë marrë edhe masa administrative madje deri edhe mbyllje të subjekteve. Por në asnjë rast për mosplotësimin e detyrimit ligjor për të reklamuar peshën çmimin dhe përbërësit.

Klan Plus






Të ngjashme