Mashtronte duke ofruar kontrata pune jashtë vendit kundrejt parave, arrestohet 43-vjeçari


Mashtronte duke ofruar kontrata pune jashtë vendit kundrejt parave, arrestohet 43-vjeçari

08:50 09/08/2016

Një person i cili ofronte kontrata pune për në Austri përmes mashtrimit është arrestuar nga policia e Lezhës.

Në pranga ka rënë Kol Gjokaj, 43 – vjeç, banues në Gjakovë të Kosovës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në Maj të 2015 -ës, në Lezhë, Gjokaj dyshohet se ka mashtruar 8 persona duke i premtuar kontrata pune në Austri, kundrejt një pagese prej 800 eurosh për secilin.

Gjykata e Shkallës së Parë të këtij qyteti, me 5 Shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”./tvklan.al






Të ngjashme