Maska mbrojtëse me detyrim në 3 qytete të Maqedonisë së Veriut
MSH: Kemi më shumë të shëruar se të infektuar
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 28 raste të reja të diagnostifikuar me COVID-19. Me këtë numri i përgjithshëm shkon në 1259. Një pacient 51 vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup duke e çuar numrin e viktimave në 56.
Është dita e tretë që Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për numër më të madh të të shëruarve se sa të të prekurve. Vetëm sot ka 48 të shëruar. Ndërkohë në tre qytete të vendit në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep ka hyrë në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse.
Deputetët e LSDM-së mbledhin nënshkrime për të siguruar mundësinë që Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sërish ta thërrasë Parlamentin e shpërndarë. Iniciativa përmban dy pika kryesore. Konfirmimin e vendimit të Presidentit për vazhdimin e situatës së jashtëzakonshme dhe e dyta, vënien në funksion të parlamentit sipas nevojës.
Kryetari i legjislaturës së shpërndarë të Parlamentit, Talat Xhaferi, pa komentuar veprimet aktuale partiake, duke mos dashur të prononcohet direkt, la të kuptohet se parlamenti i shpërndarë nuk mund sërish të mblidhet.
Tv Klan