“Maska të skaduara”, Rama i përgjigjet Bashës
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë se ka shpërndarë në strukturat spitalore maska të skaduara.
Në një shënim në Twitter, Rama me ironi shkruan se ka vetëm një palë maska të dëmshme.
“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!” /tvklan.al