Maskat dalin me armë, dhunojnë dy persona dhe u djegin makinën


Maskat dalin me armë, dhunojnë dy persona dhe u djegin makinën

08:40 03/10/2017

Dy persona janë dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tropojë-Lekbibaj në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”.

Dy të dhunuarit me iniciale F.M dhe E.R po udhëtonin me kamionçinë dhe u dolën përpara persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas deklarimit të tyre në polici, autorët qëlluan me armë në ajër dhe më pas i dhunuan.

Më pas, i vendosën flakën kamionçinës së tyre dhe u larguan. Dy të dhunuarit shkuan në spitalin e Tropojës ku morën mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor gjeti në vendngjarje disa gëzhoja arme. Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /

tvklan.al






Të ngjashme