Maskat grabisin banesën e kambistit në Maliq
Për herë të tretë banesa e kambistit Vilson Mara në Maliq është grabitur mbrëmjen e të shtunës. 3 persona me maska kanë kthyer përmbys shtëpinë duke marrë 3 milion lekë të vjetra dhe sende të tjera me vlerë. E zonja e shtëpisë tregon momentin kur në oborrin e banesës ka parë autorët.
Vilson Mara, thotë se ka kërkuar ndihmën e policisë, por numri 129 ishte i padisponueshëm.
Policia lokale thotë se po punon për identifikimin e grabitësve pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur prova dhe gjurmë gishtërinjsh./ TV KLAN
Njoftimi i Policisë
Më datë 29.04.2017 jemi njoftuar se në Maliq, tre persona në bashkëpunim mes tyre kanë vjedhur me thyerje, banesën e shtetases L.M, 51 vjeçe.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh rreth 1 milionë lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj.
Theksojmë se në banesë kur është kryer vjedhja e lekëve nuk kishte njeri.
Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.