Maskat grabisin në Lushnje


Maskat grabisin në Lushnje

09:58 17/01/2014

 

Kurkuma

Persona të armatosur e të maskuar e kanë lidhur dhe e kanë goditur me kaçavide rojen e karburantit.

Më pas kanë marrë shumën e parave dhe para se te largoheshin kanë furnizuar edhe makinën me kaburant. Pas grabitjes klientë të rastësishëm gjetën të lidhur dhe të dhunuar, 55-vjeçarin Arqile Bame, roje i kësaj pike karburanti. Ngjarja ndodhi në orën 2 të mëngjesit, pranë fshatit Gramsh në autostraden Lushnje- Rrogozhine. Grabitesit të maskuar dhe te armatosur kane thyer llampat e ndriçimit dhe më pas kanë sulmuar rojen. Pasi kanë ushtruar dhunë e kanë lidhur me litar.

Bame u dërgua në spital i goditur me kacavide ne kokë. Ai i tha policise se nuk i kishte njohur autorët e ngjarjes, që sipas tij kishin armë dhe maska. Dy persona u shoqëruan në polici, por ende nuk ka prova nëse ata janë autorët, apo thjesht persona me percedente që pas çdo ngjarje merren në pyetje.

Skenari eshte i njejte me atë të përdorur edhe në grabitjen e një tjeter karburanti 2 ditë me parë në Komunën, Baz të Matit.

Dinamika e njejtë ka shtuar dyshimet e policise se në dy ngjarjet kemi të bëjmë me të njejtët persona që i kane kryer të dyja grabitjet.

 

redaksia/tvklan/A.LLabani





Të ngjashme