Grabitet me armë familja në Dajç
Policia e Tiranës arrestoi dy autorët e grabitjes me armë të një vile në Dajç të Shkodrës ku morën sende personale dhe një automjet. Në pranga ranë Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj. Të dy ata kishin kryer punime punuar kohë më parë në vilën e Alisë.
72-vjeçari Mark Alija tregon se autorët dinin mirë dhe çdo gjë e kishin planifikuar. Fillimisht kanë thyer sistemin e alarmit dhe me mjete të forta shpërthyen edhe derën e kryesore të oborrit. Më pas dritaret e shtëpisë.
Në ikje përveç një sasie lekësh grabitësit e armatosur morën një armë gjahu dhe benzin ML që ishte parkuar aty në oborr. Largimi i autorëve u filmua edhe nga kamerat e sigurisë. Policia nuk vonoi dhe ra në gjurmët e tyre për të realizuar arrestimin në Tiranë.
Tv Klan