Materniteti i Durrësit, lindjet e para për vitin 2001 – (3 janar 2001)


Materniteti i Durrësit, lindjet e para për vitin 2001 – (3 janar 2001)

09:56 03/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në tre ditët e para të vitit 2001, në maternitetin e Durrësit, kanë lindur 10 fëmijë, nga të cilët 7 janë djem. Mjekët deklaruan se të gjithë kanë qenë lindje normale, ndërkohë që fëmija i parë ka qenë një djalë nga fshatrat e Shijakut, i cili lindi në orën 7:30 të mëngjesit të datës 1 Janar. Ndërkohë sipas të dhënave nga urgjenca e kirurgjisë, rastet e djegies dhe plagosjeve të lehta kanë qenë shumë më të pakta se vitet e tjera. Po sipas mjekëve të spitalit, rritje kanë pasur edhe numri i pacientëve të shtruar me probleme kardiake./tvklan.al






Të ngjashme