Materniteti i Përmetit (29 Gusht 1999)


Materniteti i Përmetit (29 Gusht 1999)

15:52 29/08/1999

Vetëm shigjeta kritikash për shërbimin mjekësor të qyteteve periferike të Shqipërisë. Materniteti i Përmetit pas rikonstruksionit prej 20 milion lekësh është kthyer në një institucion model. Ka qënë një bashkërendim i punës mes Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor të qytetit, UNICEF, Fondacionit Bamirës “Çezvi” me qendër në Bergamo të Italisë, si dhe disa organizatave joqeveritare që mundësuan realizimin e këtij projekti.

Me këtë fond janë ristrukturuar dhe Urgjenca, Poliklinika, kuzhina dhe lavanteria e spitalit. Për këto rikonstruksione janë punësuar firma serioze që janë kontrolluar vazhdimisht nga ana financiare. Por emigrimi i personelit të specializuar mjekësor ka krijuar vështirësi. Sipas Drejtorit të Shërbimit Shëndetësor Publik po bëhet një punë e kujdesshme për të mos lënë hapësira bosh duke mbuluar të gjitha shqetësimet që lidhen me urgjencën e shërbimit mjekësor të kësaj zone. Së fundmi në dispozicion të Qendrës Mjekësore të fshatit Çarshovë është sjellë një autoambulancë dhe pritet një tjetër për zonën malore të Frashërit./tvklan.al






Të ngjashme