Materniteti i Tiranës masa për mjekët e korruptuar – (4 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
A ju kanë kërkuar para dhe kush? Si ju është shërbyer? Me këto pyetje do të përballën gratë e shtruara në maternitetin e Tiranës, i përfoluri për pagesa në lindje dhe shërbim. Gratë shtatzëna, që janë detyruar të paguajnë para për të sjellë në jetë foshnjen e tyre, tashmë do të denoncojnë nëpërmjet një ankete.
Shumë shpejt do të vihet në zbatim forma test, me pyetësor që nuk identifikon personin por nxjerr në pah mjekun apo infermieren e korruptuar, apo qoftë edhe të paedukuar. Kjo është forma e re që praktikohet nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit Gjinekologjik, Halim Kosova. Mbi bazën e përfundimeve të ankesave, do të merren masa konkrete mbi personelin, deri në heqje të ushtrimit të profesionit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti