Mattarella “frenon” qeverinë e përkohshme
Skena politike italiane nuk po del dot na vorbulla e paqartësive e krijuar pas zgjedhjeve të 4 Marsit. Karlo Kotareli i mandatuar nga Presidenti për formimin e qeverisë se përkohshme duket se nuk po arrin te konfiguroje kabinetin e ri. Pas një takimi informal paradite, ai pranoi këshillën e Matarelës për një periudhë pauze, për t’i dhënë një tjetër mundësi krijimit të një qeverie politike.
Ndaj dhe synimi – sipas mediave italiane – është që Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord të tentojnë edhe një herë formimin e një qeverie më pro-europiane se ajo e Xhuzepe Kontes.
Një qeveri ku të mos përfshihen emra si euroskeptiku i theksuar Paolo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë e Financave. Lëvizja 5 Yje duket e hapur ndaj këtij propozimi, ndoshta me një kandidat për kryeministër nga qendra e djathtë. Por Mateo Salvini i Lega Nord është më radikal në zgjedhje, o kabinetin e Kontes, ose zgjedhje të reja pak më vonë se Gushti, për të mos u prishur pushimet verore italianëve, që sipas tij janë të shenjta.
Tensionet politike në Itali janë pasqyruar edhe në tregjet europiane, që e kanë nisur ditën me humbje të theksuara.
Tv Klan