Matura, publikohen rezultatet e provimit të gjuhës dhe letërsisë


Matura, publikohen rezultatet e provimit të gjuhës dhe letërsisë

10:57 26/06/2019

Rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Në testimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të zhvilluar më datë 12 Qershor, kanë marrë pjesë 36.412 maturantë. Rezultatet e provimit janë të publikuara online në faqen e QSHA, të cilën mund ta gjeni KËTU.

Nga këto të dhëna, rezulton se kalueshmëria e provimit është në masën 94.8%.  Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”. /tvklan.al






Të ngjashme