Maturantët protestojnë para Kryeministrisë: Reforma na la pa universitet


Maturantët protestojnë para Kryeministrisë: Reforma na la pa universitet

15:30 13/09/2016

Dhjetëra maturantë protestuan para Kryeministrisë duke akuzuar qeverinë se, me reformën në arsim i la jashtë dyerve të universiteteve, ndonëse kane mesatare  9 apo 10.

Edhe pse maturantë ekselentë ata nuk dolën fitues në fazën e parë të aplikimit në universitet.

Zemëratën e tyre e shprehën edhe duke hedhur tullumbace me bojë drejt godinës së Kryeministrisë, përpara së cilës ishte vendosur një kordon policësh.

Kryeministrin dhe ministren e Arsimit e ftuan të heqë dorë nga reforma e nisur në arsim, që sipas tyre i penalizoi me pa të drejtë.

Maturantët e ekselencës thanë se do të rikthehen sërish për të protestuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre./ TV KLAN






Të ngjashme