Maturantët në protestë para parlamentit: “Ndryshimi i sistemit na ka penalizuar”
Maturantët që nuk fituan asnjë degë studimi në fazën e parë edhe pse me mesatare mbi 9, kanë protestuar sërish.
Ata u mblodhën para hyrjes së parlamentit për t’i njohur edhe deputetët me problemin e tyre.
Maturantët vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për t’u bërë pjesë e auditoreve në universitet, pasi ndihen të penalizuar nga ndryshimi i rregullave të pranimeve.
Protesta është shoqëruar edhe me një incident mes maturantëve dhe policisë.
Një ditë më parë, maturantët protestuan përpara Kryeministrisë. Kjo bëri që kreu i qeverisë të mbledhë rektorët dhe së bashku me Ministren e Arsimit, t’i verë përballë pyetjeve të maturantëve, të cilët kërkuan shpjegime se pse gjenden jashtë listave të fituesve, kur mesatarja e tyre është e lartë.
Tv Klan