“Mavraj, Berisha dhe Basha në kërkim nga policia”
Pas fitores ndaj Rumanisë, lojtarët e Kombëtares janë çliruar nga emocionet. Ndërsa presin me ankth se si do dalin ndeshjet e tjera, në “dorë” të të cilave është fati i Kombëtares shqiptare ata nuk ngurojnë të bëjnë batuta.
Kështu qendërmbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj në një postim në rrjetin social Instagram shkruan se ai dhe Berisha e Basha janë në kërkim nga policia rumune. “Mavraj-Berisha-Basha. Të "urryerit" e rumunëve kërkohen nga policia rumune! Kush jep informacion, ka shpërblim”, shkruan qendërmbrojtësi, poshtë fotos së postuar./tvklan.al