Mavraj largohet nga Aris


Mavraj largohet nga Aris

17:35 03/01/2019

Me një njoftim në rrjetin social Insagram, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj njoftoi largimin e tij nga skuadra greke Aris dhe destinacionin e radhës, Inglostadt në gjermani. Kapiteni i kuqezinjve vendosi të shkojë në një skuadër të Bundesligës së dytë gjermane që rrezikon madje të bjerë nga kategoria.

Vendimi me gjasë ka ardhur pasi ai nuk e ka ndjerë veten mirë në skuadrën e Selanikut. Ka raportime se Mavraj ka qenë i pakënaqur në skuadrën e Arisit, pasi nuk është vlerësuar si lojtar dhe si njeri.

Vendimi për anulimin e kontratës duket se ka ardhur me marrëveshje me klubin pasi edhe nga ana e palës greke ka patur një qëllim për ta larguar futbollistin.

Mavraj tashmë do ti bashkohet ekipit të tij të ri në fazën përgatitore që po zhvillohet në Spanjë.

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme