Mavraj zgjidhet në formacionin e javës
Mërgim Mavraj është bërë pjesë e formacionit të javës së 14 të Bundesliga 1, i përzgjedhur nga emisioni i kanalit të njohur ARD. Mbrojtësi i Koln dha kontributin e tj në barazimin 1 – 1 me Borussia Dortmund këtë fundjavë.
Sipas “Sportschau” futbollisti shqiptar pati një rol të rëndësishëm duke mbajtur nën kontroll Pierre-Emerick Aubameyang. Ndërhyrjet e sakta të Mavraj shpëtuan skuadrën e Koln. Qendërmbrojtësi i Kombëtares fitoi 85% të dueleve. Mërgim Mavraj po kalon një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Koln të mendojnë rinovimin e kontratës me 30-vjeçarin.
Mërgim Mavraj është titullar i padiskutueshëm te Koln, ku është aktivizuar me minuta të plota në të 14 takimet e deritanishme. Ai është edhe një pikë e fortë e Kombëtares në qendër të mbrojtjes dhe një nga shtyllat e kuqezinjve pas largimit të Lorok Canës. Në ndeshjen me Lihteshtejnin Mavraj mbajti shiritin e kapitenit duke qenë një titullar i padiskutueshëm.
Tv Klan