May me “plan B” në parlament
Vetëm pak ditë pasi mori votëbesimin e Parlamentit, Kryeministrja britanike Theresa May do të përballet sërish me deputetët në Dhomën e Ulët. Shefja e qeverisë do të paraqesë pasdite “planin B” të marrëveshjes për Brexit.
Pika kyçe që po zgjat krizën politike mbeten kushtet në kufirin e Irlandës, pas Brexit. May synon të shtrojë në tryezë një variant të mesëm, midis lirisë doganore që ishte në paktin e parë dhe një kufiri më fleksibël që kërkohet nga Brukseli. Por misioni duket shumëçka përveçse i lehtë.
Kryeministrja u ka bërë thirrje kundërshtarëve laburistë të ulen në bisedime, por sipas BBC, synimi i saj i vërtetë është të fitojë besimin e të vetëve, konservatorëve skeptikë që rrëzuan marrëveshjen e parë dhe aleatëve të DUP-së. Me mbështetjen e tyre në marrëveshjen e re që pritet të votohet në fund të Janarit, May do t’i jepte fund krizës.
Teksa palët pritet të përplasen sërish në Parlament, shtohen zërat për një referendum të dytë për Brexit. I fundit ishte ish-Kryeministri laburist Tony Blair, i cili tha se nuk do të ishte shkelje të shmgangej kjo rrëmujë 30-muajshe duke pyetur popullin.
Tv Klan