Mayweather premton 3 duele


Mayweather premton 3 duele

11:10 05/02/2021

Floyd Mayweather ka premtuar se do të zhvillojë tre përballje në vitin 2021, të cilat do të jenë duele luksoze përballë emrave të famshëm. Kampioni i pesëfishtë botëror ka folur për mundësinë e përballjes me dy vëllezërit Logan Paul dhe Jake Paul, si edhe me reperin 50 Cent në muajt e ardhshëm.

Pas daljes në pension “i pamposhturi” është kthyer për të zhvilluar disa ndeshje fitimprurëse, në mesin e tyre dhe përballë yllit të UFC-së, Conor McGregor. Por tashmë do të përballet me disa personalitete të njohura, tre prej tyre vetëm në vitin 2021.

Ai ka zbuluar se do të fokusohet në disa duele miqësore këtë vit, një të tillë në Tokio të Japonisë përballë Logan Paul. Po ashtu, Mayweather do të dëshironte të ndeshej edhe me reperin e famshëm 50 Cent, pasi ky i fundit i ka kërkuar një duel.

Klan News






Të ngjashme