Mazhoranca përkujton 3-vjetorin e protestave të 21 Janarit
Mazhoranca përkujton 3-vjetorin e protestave të 21 Janarit
Shpërndaje
12:37 21/01/2014Mazhoranca përkujtoi sot 3-vjetorin e protestës së dhunshme të 21 Janarit. Familjarët e 4 viktimave u pritën në selinë e qeverisë nga kryeministri Rama.Në ceremoni morën pjesë kokëulur edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe deputetë e ministra të kësaj partie. Protesta e dhunshme e 21 Janarit ndodhi pas publikimit të videos Meta-Prifti dhe thirrjeve të opozitës për të rrëzuar qeverinë.Kryeminitri Rama tha në fjalën e tij se pa drejtësi asgjë nuk e bën më të lehtë kujtimin e hidhur të asaj ngjarje.Sipas tij, pushteti tashmë është kthyer në duart e popullit, i cili nuk është më peng i votës së vjedhur.Rama theksoi se në këtë mandat qeveria do t’i japë tjetër kuptim fjalës drejtësi.Pas fjalimit të kryeministrit ceremonia vijoi me homazhet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.