Mazhoranca shfuqizon ligjin për mbetjet
Mazhoranca ka rrëzuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, një nisëm që e propozoi vetë dhe e miratoi me 63 vota në seancën parlamentare të 23 Shtatorit të vitit që shkoi. Socilaistët ranë dakord me dekretin e presidentit Nishani, i cili kërkoi rishikimin e ligjit 11 muaj më parë.
Të gjitha forcat politike në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese votuan pro dekretit, me përjashtim të dy abstenimeve të deputetëve Besnik Baraj e Eduart Shalsi, iniciator i ligjit.
Vendimin për të rrëzuar ligjin për importin e mbetjeve e paralajmëroi kryeministri Edi Rama, dy orë përpara se komisioni të niste punën. Megjithatë kreu i qeverisë e bëri të qartë se kjo nuk është një tërheqje përfundimtare nga kjo nisëm, por është një kohë që u lihet qytetarëve për tu njohur me projektin e riciklimit të mbetjeve.
“
Do të tërhiqemi nga projekti në këtë fazë, pasi besojmë jo se ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo që Presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të informuar për këtë projekt, ai i riciklimit të mbetjeve, që nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë manipulimet për axhenda politike.
”
Opozita e konsideroi këtë një fitore të madhe për shqiptarët.
“
Sot është një ditë e madhe për shqiptarët dhe shoqërinë civile, pasi u fillua një projekt djallëzor që kishte të bënte me menaxhimin e mbtjeve dhe djegien e tyre në inceneratorë. PD do të vigjilojë ndaj çdo ideje për ta rifutur projektin në rrugëtimin parlamentar
”, tha deputeti i PD, Florion Mima.
Ndërsa Eduart Shalsi tha se “
kur dëgjoj deklarata të tilla më vjen për të qarë e për të qeshur. Nuk kam ndryshuar opinion për ligjin. Kur është marrë iniciativa nuk ka patur asnjë deputet kundër. 10 ditë para miratimit filloi dallga e kundërshtimit ne media. Nga kukuvajka mashtrues që okupojnë televizionet me pseudokauza që mbrojnë pastrimin.
”
Mazhoranca rrëzoi bashkë me ligjin e mbetjeve edhe nismën që i detyronte bizneset të bëheshin anëtarë të Dhomave të Tregtisë, projekt ky që po ashtu u kthye mbrapsht në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani. /Tv Klan