Mazhoranca zgjedh kandidatin për President


Mazhoranca zgjedh kandidatin për President

Autori: Blendi Fevziu

23:33 29/05/2012

Mazhoranca qeverisëse e vendit e përbërë nga 4 parti politike, Partia Demokratike, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim kanë rënë dakord pas disa kosultimeve, për emrin e kandidatin të mazhorancës për president të Republikës.

Emri i kandidatit të vetëm që pritet të prezantohet nesër është Xhezair Zaganjori. Për të folur për këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim.

Në vazhdim të emisionit u diskutua edhe për performancën e Shqipërisë në Eurosong. Rona Nishliu me këngën e saj arriti të renditej në vendin e 5. Kënga e saj ka qenë një ndër më të komentuarat nga shtypi i huaj, duke e konsideruar si një ndër risitë e festivalit.

Të ftuar në studio ishin këngëtarja Rona Nishliu, drejtuesi artistik i festivalit në RTSH Shpëtim Saraçi, kompozitori i këngës Florent Boshnjaku, gazetarja Iva Tiço, skenaristi Pandi Laço, drejtori i përgjithshëm i RTSH Petrit Beci./tvklan.al






Të ngjashme