Mbahen bisedimet për bashkimin e Qipros


Mbahen bisedimet për bashkimin e Qipros

16:45 12/01/2017

Lideret e Qipros greke dhe asaj turke janë takuar në Gjenevë në përpjekje për të ribashkuar ishullin e ndarë që në vitin 1974.

Në bisedime kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të Greqisë, Turqisë dhe Britanisë së Madhe që janë garantët e sigurisë në Qipro.

Zyrtarët e OKB që po ndjek gjithashtu bisedimet u shprehën optimistë se ky është momenti më pranë ribashkimit në katër dekadat e fundit.

Palët i kanë paraqitur njëra-tjetrës hartat territoriale për shtrirjen e pjesëve respektive në një shtet federal me dy njesi dhe kjo është e para herë që arrihet në këtë stad.

Nëse arrihet një marrëveshje mes lidereve, ajo pastaj do t’i nënshtrohet referedumit në të dyja pjesët e ishullit.

Tv Klan

 






Të ngjashme