Merr fund pengmarrja në supermarket, pranga autorit
Autoritetet belge neutralizuan personin i cili mbante peng 15 veta në një supermarket në Bruksel.
Sipas mediave belge, ai u arrestua nga forcat speciale që shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Rreth orës 7, me orën lokale, një person i armatosur mori peng të paktën 15 persona në një supermarket në periferi të Brukselit. Sipas mediave, situata dyshohet se u përshkallëzua pas një tentative grabitje që nuk shkoi sipas planifikimeve. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori mbante në dorë një thikë./tvklan.al