Mbahet Kongresi i 12 i Partisë Komuniste (07 Nëntor 1998)
Anëtarët e Partisë Komuniste janë mbledhur sot në kongresin e tyre të 12 nën parrullën ” Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Mbledhja e tyre që u bë në Pallatin e Kongreseve u krye 3 vjet pas kongresit të fundit. Në këtë periudhë 3-vjeçare tha kreu i komunistëve Hysni Milloshi, kanë ndodhur mjaft ngjarje. Sipas tij komunistët nuk e njohin vdekjen, ata lindin e më pas rilindin. Më pas Milloshi tha se imperialistët amerikanë, kanë krijuar në Shqipëri një klasë politike tradhëtare. Në ditën e parë të kongresit, komunistët deklaruan se nuk kanë lidhje dhe se nuk njohin asnjë parti tjetër komuniste pasi mbartës të vijës markcizëm-leninizmit dhe vazhdues të rrugës së Enver Hoxhës janë vetëm ata. Gjithashtu,në kongresin e tyre të 12, komunistët pritën të ndryshonin disa pika të programit të tyre të vjetër siç është heqja e luftës së klasave. Kongresi do të vazhdojë dhe nesër, në ditën zyrtare të partisë së tyre.
Pamje Kongresi i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj